DHJETOR 2006

 

Temat, përreth të cilave jemi sensibilizuar në dy muajt e kaluar, të shkosh drejt tjetrit dhe respektimi i tjetrit. Kemi zbuluar aspekte të reja të pajtimit, mënyra të reja të të jetuarit dhe të jemi persona pajtuese.
Në tetor, në mënyrë të veçantë nëpërmjet figurës dhe shembullit të Nënë Terezës, kemi kuptuar dhe eksperimentuar domethënien e “të shkosh drejt tjetrit”, ta bëjmë ne hapin e parë. Në nëntor, në mënyrë të veçantë me celebrimin e Meshës së Shenjtë pranë varrezave, jemi sensibilizuar në “respektimi i tjetrit”, pa marrë parasysh zgjedhjen e tij fetare, gjëndjen e tij shoqërore… Muaji dhjetor na ndihmon të bëjmë një hap të brendshëm “mikëpritja e të ndryshmes”. Çfarë do të thotë?

Ne si popull shqiptar, e dimë mirë, jemi gjithmonë të famshëm për mikpritjen e mysafirërve (miqve): është një karakteristikë e mrekullueshme që shumë popuj të tjerë na kanë zili!

Por, kjo karakteristikë e mrekullueshme për shkak të ngjarjeve historike jo të mira, e ka humbur thjeshtësinë e saj dhe është bërë një formalitet ritual, të bëjmë kujdes, p,sh, mënyra jonë e përshëndetjes. Sigurisht, është një mënyrë shumë edukative, por nuk është  e thellë. Pjesa më e madhe e herëve, është një përshëndetje formale! Kur takohemi pyesim shumë herë dhe me fjalë të ndryshme gjithmonë të njëjtat gjëra: Si po ja kalon? Si je? Je i lodhur…dhe personi tjetër po ashtu na përgjigjet në mënyrë formale! Është e dukshme si në atë që pyet ashtu në atë që përgjigjet, nuk ka asnjë interes real për jetën apo brendësinë e tjetrit. Nuk është një akuzim apo një paragjykim, por një realitet në të cilët duhet të jemi të ndërgjegjshëm.

Duhet të bëjmë kujdes edhe në dialogët që bëhen në bar (lokal) përpara nëj kafeje apo një çaji… sa realitete të thella ka? Sa interesa reale të tjetrit ka? Në fakt, sa formal janë? Nuk është një gjykim në autenticitetin (vërtetësinë) të një dialogu në lokal o diku tjetër me miqtë… çështja është sipërfaqësorja e dialogut, të marrëdhënies!
Të bëjmë kujdes një aspekti tjetër. Secili prej nesh ka kategori të ndryshme miqsh ka miq… e miq! Në përgjithësi, miq të vërtetë ka pak. Në përgjithësi, me to ne bashkëndajmë shumë gjëra intime, sekrete, vështirësi, lumturi, prospektiva, dyshime…

Në fakt me miq të tjerë, preferojmë vetëm të bisedojmë në mënyrë të qetë, jo angazhuese… Çështja është kjo: kur jemi të gatshëm të mos përjashtojmë të tjerët nga rrethi jonë i miqësisë? Kur jemi të gatshëm ta kemi miqësinë dhe marrëdhënien tonë të hapur me atë që nuk e vlerësojmë të denjë për ne? Kjo nuk do të thotë që me të gjithë do të them projektet e mia, vështirësitë… por do të thotë që duhet të mikpres të gjithë sepse në të gjithë ka diçka të mirë.
E dimë mirë, Jezusi në jetën e tij, ka pësuar dhe eksperimentuar mos mikëpritjen, refuzimin, përjashtimin. Kujtoni, p.sh, diskutimet e mësuesve të Ligjit? E refuzonin sepse, në krahasim me to, ishtë më i riu! Sepse kishte ide shumë ndryshe nga to! Kishte sjellje shumë të çuditshme në krahasim me to! Dhe është pikërisht për këto motive që nuk e kanë pritur me të vërtetë dhe nuk i kanë rënë ndërmend se Jezusi ishte Zoti! Mosmikpritja e thellë dhe e ndershme na bën që të humbasim mundësinë dhe rastet e rëndësishme të pasurisë personale. Kujtoni akoma se si Jezusi, gjatë jetës së tij, i ka mikpritur të gjithë, nuk ka refuzuar kurrë njeri, ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira, të ekuilibruar autentike dhe të thella me të gjithë, fëmijë, të rritur, të rinjë, burra, gra, mëkatërë, mësuesit e Ligjit, skribët, farisenjtë, ushtarët, të djemnuarit (që i ka hyrë djalli në bark), të sëmurët, të shëndetshimt, të pasurit, të varfërit… Është ky shembulli që ja jep Jezusi. Është ky kthimi që Biri i Zotit na kërkon në këtë muaj të Dhjetorit: ti shkurtosh distancat e të cilit mendon që është “ndryshe” nga ne. Të mikpresësh, atë, që e mbajmë, “larg” nga mënyra jonë e të shikuarit apo e të ndjerit realitetin sepse, në realitet, secili është një pasuri dhe një mundësi rritjeje e madhe për ne. Kthimi që duhet të bëjmë është braktisja e sjelljes e mbrojtjes drejt gjithçkaje që është e re apo e huaj apo ndryshe…dhe të mikpresësh, të kesh kurajo të verifikosh, të hysh në marrëdhënie, të mos kesh paragjykime…

Në këtë muaj të dhjetorit, ëhstë akoma më e qartë: kujtojmë gjithçka që Jezusi, pikërisht; për këtë arsye nuk ka qënë I mikpritur në momentin e lindjes së Tij!!!
Në këtë muaj, do të na ndihmojë slogani: “nëse mikpret të ndryshmen është krishtëlidje”.

  • Xhesti: don Giusepe, Gëzimi, motër Maria Grazia e Ilir do të përgatisin për bashkësinë një prezantim.
  • Formim Biblik: mbi Krishtëlindjet.
  • Formim Baritor: do të shohim që ne të pagëzuarit do të mësojmë t’i shërbejmë Zotit në të qënurit njerëzor, për këtë të bëjmë gjëra të vlefshme deri sa njerëzit ta takojnë Zotin.
  • Celebrami i Shenjtë Niciola dhe Zoja e Papërlyme.
  • Celebrami i sakramentit të Pajtimit (Rrëfimi)
  • Katër të dielat e Kohës së Ardhjes
  • Krishtëlindja e Shenjtë
  • Festat e Shenjtë Stefanit, Shenjtë Gjonit ungjilltar, Shenjtërit e pafajshëm dhe Familja e Shenjtë