Janar 2007

JANAR 2007

Të dashur vëllezër e motra të bashkësisë katolike të Elbasanit, mirëse erdhët në Vitin e Ri 2007! Gjatë këtij viti të ri shoqëror na presin të reja dhe objektiva interesante për jetën e shpirtit: do të bëjmë hapa të mëdha për të shkuar drejt Zotit! A ju kujtohen hapat e para të këtij viti baritor 2006 – 2007? Në muajin Tetor, gjatë hapjes së Vitit Baritor, me ndihmën e Nënë Terezës jemi sensibilizuar për të “shkuar drejt tjetrit” dhe për të bërë hapin e parë! Në muajin Nëntor, në mënyrë të veçantë me celebrimin e përkujtimit të shenjtërve dhe të besimtarëve të vdekur, kemi rizbuluar kuptimin e thellë të respektit për të tjerët: jemi të ndryshëm… por të gjithë kemi të njëjtin dinjitet, gjallë apo vdekur. Në muajin Dhjetor, nëpërmjet atmosferës së Krishtlindjes, nëpërmjet prezepit dhe prezantimeve të mëdha në Kishë, kemi kuptuar “mirëpritjen e të ndryshmes”. Kemi arritur të kuptojmë gjëra të mëdha, të jashtëzakonshme, hyjnore… që koinçidojnë me realitetin e përditshëm të jetës sonë. Pikërisht për këtë arsye që Jezusi ( Zoti ) nuk u mirëprit: Ai ishte kaq i thjeshtë sa dukej i çuditshëm, ndryshe!

Muaji Janar, në vazhdimësi me temat e mëparshme, do të na ofrojë temën e TAKIMIT MES BREZNIVE E GRUPEVE.

Ç’do të thotë kjo gjë? Do të thotë se dëshirojmë të sensibilizohemi për vlerën se t’i përkasësh grupeve apo breznive të ndryshme s’do të thotë të jetosh në konflikt.

Përse? Vini re: ne jetojmë përkatësinë ndaj një grupi ( shoqëror, fetare, kulturor, në punë… ) në mënyrë ekskluzive, ndaj në grupin ku bëjmë pjesë ne s’mund të hyjë asnjë i huaj: është një grup i mbylluar! Ndonjëherë na ndodh që edhe ne të jemi pjesë e shumë grupeve, por jemi ne të parët ata që nuk bëjnë asgjë për të vendosur dialog dhe për të bashkuar këto dy grupe. Po jap disa shembuj: një grup të rinjsh nga një fshat dhe një grup të rinjsh nga Elbasani: të dy grupet përbëhen nga të rinj që ndjekin Krishtin, Ungjillin dhe janë pjesë e së njëjtës Kishë, por… Grupi i rojeve të një bashkësie me grupin e rojeve të një bashkësie tjetër: të gjithë punojnë për motrat e priftërinjtë, të gjithë rojet punojnë për të njëjtin ent fetar, e megjithatë… Një grup mësuesish të një shkolle katolike dhe një grup tjetër: jetojnë në indiferencë dhe mungon plotësisht dialogu.! Ose më mirë vini re një grup të rinjsh, në bulevardin kryesor të qytetit, të cilët ndonjëherë zihen për të zënë një pemë! Ose në familjet tona: sa herë ka ndodhur që ( prindërit dhe të rinjtë ) të marrin vendime apo të ndërmarrin sjellje që nuk e respekton tjetrin, e kjo ka ndodhur vetëm për të mos u gjykuar nga grupi ku bëjnë pjesë! Pra, shumë herë përkatësia ndaj një grupi është shumë më e rëndësishme se vlerat e krishtera dhe njerëzore… është shumë më e rëndësishme se bashkëshorti apo bashkëshortja ime, më e rëndësishme se fëmijët e mi, më e rëndësishme se prindërit e mi!!! E njëjta gjë ndodh edhe mes breznive: të rinj, të rritur dhe të moshuar mes tyre kanë shumë vështirësi për të komunikuar dhe për t’u kuptuar… Pse ndodh kjo? Për arsye të ndryshme sociale, ne jetojmë përkatësinë tonë ndaj një grupi ( fetar, social, pune, kulturore apo krijuese… ) me ndjenjën e mbrojtjes, ndaj çdo ndërhyrje tjetër ( pjesmarrës të rinj, dialogu apo ballafaqimi me të tjerë “të huaj” ) na japin përshtypjen se jemi duke humbur identitetin tonë dhe përkatësinë tonë ndaj një grupi. Mund të themi se kjo gjë na ndodh ngaqë na mungon një identitet i mirë personal! Sa prindër i detyrojnë vajzat e veta që të abortojnë, vetëm pse kanë frikë se “çfarë do të thonë shoqet, të afërmit…”? Le të mendojmë se sa sjellje të gabuara ndërmarrim vetëm për të respektuar “rregullat” e grupit: të pish duhan, të pish alkool, të ngacmosh vajzat, të ushtrosh dhunën, të kesh makinë, të kesh para, të kesh frikë ta thuash hapur se je katolik apo besimtar…
Në të gjithë këtë situatë që jetojmë ne, cili është vullneti i Zotit? Le të kërkojmë ndihmën e Ungjillit: tek Jezusi ndryshimet e mendimeve dhe të mentalitetit përsa i përket besimit, historisë, jetës… asnjëherë nuk ka qenë një arsye për të refuzuar apo për të përjashtuar tjetrin, por gjithmonë është përdorur si një mundësi rritjeje, një mundësi për të tejkaluar ndryshueshmëritë dhe për të mundësuar integrimin e personit në vetvete dhe me të tjerët! P.sh le të lexojmë pjesën e Gjn 4: çdo takim i bërë në vërtetësi, mundëson rritjen e personit dhe të identitetit të tij, sjell respekt për liritë dhe mendime e të tjerëve!

Cili është ndryshimi i jetës për të cilën jemi të thirrur nga Jezusi? Krishti, tek i cili besojmë, na kërkon që të kemi dialog të qetë, na kërkon që të vërtetat ku ne besojmë, të mos i pranojmë në mënyrë pasive, por ta pohojmë identitetin tonë duke e pasuruar atë me ndihmën e të tjerëve ( të grupeve )!
Cila është ndihma që na ofrohet gjatë këtij muaji? Në ecjen tonë do të na ndihmojnë:

  • Motoja e muajit: TAKIMI: PASURI PËR TË GJITHË
  • Mesazhi i Shenjtërisë së tij Papa Benedikti XVI me rastin e Ditës së 40 Botërore për Paqen (01 janar 2007 ) “Qenia njerëzore, zemra e paqes”.
  • Celebrimi i Dëftimit të Zotit (6 janar 2007)
  • Mesazhi i Shenjtërisë së tij Papa Benedikti XVI me rastin e Ditës së 94 Botërore të emigrimit dhe të refugjatit ( 14 janar 2004 ): “Familja migruese”
  • Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve ( 18 – 25 janar 2007 ): “ bën që shurdhët të dëgjojnë e memecët të flasin”.
  • Formimi Biblik që do të trajtojë çështje të dialogut ekumenik ( e shtunë 27 janar 2007 )

TAKIME GJATË MUAJIT JANAR 2007

Kisha “Shën Piu X”        Çdo ditë: Mëngjesorja në orën 6:30.
                            Çdo ditë: Mesha e Shenjtë në orën 6:45.
                            Çdo të enjte: Mesha e Shenjtë në orën 18°°
                            Çdo të dielë: Mesha e Shenjtë në orën 10°°
                            Çdo të dielë: Mbrëmësorja në orën 17°°

Kisha “Shën Pjetri”:        Çdo të hënë: Rruzarja e Shenjtë në orën 15°°

1 janar, e hënë: Maria e Shenjtë Nëna e Zotit, solemnitet: ora 16°° Mesha e Shenjtë tek Kisha “Shën Piu X”
6 janar, e shtunë: Dëftimi i Zotit, solemnitet: ora 16°° Mesha e Shenjtë tek Kisha “Shën Piu X”
7 janar, e dielë: Pagëzimi i Zotit: ora 10°° Mesha e Shenjtë dhe në orën 17°° Mbrëmësorja, tek Kisha “Shën Piu X”
13 janar, e shtunë: formim mbi temën mujore “Takimi mes breznive e grupeve”, pranë bashkësive të Sh. Xhovana Antida (ora 15,00); Domenicane (ora 15,30); Baziliane (ora 16,00); N. Terza (ora 16,00).
14 janar, e Diela e II e Kohës së Rregullt, Viti C, Dita e 94 Botërore e Migruesit dhe Refugjatit: në orën 10°° Mesha e Shenjtë tek Kisha “Shën Piu X”; në orën 17°° Mbrëmësorja.
18 – 25 janar: Java e Lutjes për bashkimin e të krishterëve. Në orën 16,00 tek “Sh. Pjetri”.
20 janar, e shtunë, pranë Kishës së Shën Pjetrit, në orën 16,00 takim për Lutjen Ekumenike.
21 janar, e Diela III e Kohës së Rregullt, Viti C: në orën 10°° Mesha e Shenjtë, tek Kisha “Shën Piu X” dhe në orën 17°° Mbrëmësorja.
27 janar, e shtunë: në orën 16°° Formim Biblik pranë Kishës “Shën Piu X”
28 janar, e Diela IV e Kohës së Rregullt, Viti C, në orën 10°° Mesha e Shenjtë, në Kishën “Shën Piu X” dhe në orën 17°° Mbrëmësorja.

** Çdo të Dielë: Formim për Katekumenët: në Kishën “Shën Piu X” në orën 11°° ( pas Meshës së Shenjtë ).