Prill 2007

Prill 2007

Të dashur vëllezër e motra, tashmë edhe një muaj na ndan nga fundi i Vitit Baritor 2006 – 2007. Ka qenë kjo një ecje interesante, intensive dhe me shumë potencialitet (të paktën për ata persona që e kanë marrë vesh dhe ka dashur të përfitojnë).
Kujtoni si e kemi nisur me figurën e Nënë Terezës, ndaj jemi sensibilizuar ta bëjmë ne hapin e parë: në fund është e vërtetë: nëse dëshirojmë që bota të ndryshojë… duhet të ndryshojmë ne të parët, me aq mundësi sa kemi. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të mos presim kush e di çfarë! Le të fillojmë ne ta bëjmë mirë detyrën tonë… le të fillojmë ne të mos bëjmë keq, të mos mashtrojmë, të mos urrejmë… le ta bëjmë ne hapin e parë, le të shkojmë ne drejt tjetrit! Muaji nëntor, në mënyrë të veçantë me celebrimin e shenjtërve dhe përkujtimin e të vdekurve, na ka dhënë mundësinë të meditojmë mbi një realitet të madh: respekti për personin, është një vlerë universale: vlen si për të gjallët ashtu edhe për të vdekurit, si për të pasurit ashtu edhe për të varfërit, si për gratë ashtu edhe për burrat…! Të gjithë kemi të njëjtin dinjitet, edhe pse jemi të ndryshëm. Në muajin dhjetor, nëpërmjet atmosferës së Krishtlindjes, kemi kuptuar se ndryshueshmëria nuk është një vështirësi apo një problem, përkundrazi është një pasuri dhe një mundësi më tepër për t’u rritur. Pra, mirëpritja e të ndryshmes, është një vlerë! E filluam vitin e ri me mesazhin e Papës mbi Paqen dhe nga data 18 – 25 janar, kemi celebruar Javën e lutjes për bashkimin e të krishterëve. Nëpërmjet këtyre mundësive kemi kuptuar se përkatësia ndaj një grupi apo një tradite të ndryshme fetare, s’do të thotë të jetosh në konfliktualitet. Në muajin shkurt, nëpërmjet kujtimit të 10 vjetorit të shugurimit të Kishës sonë dhe nëpërmjet fillimit të kohës së Kreshmes, jemi sensibilizuar mbi “pajtimin me vetveten”. Kemi kuptuar se ato që e kushtëzojnë jetën dhe shoqërinë nuk janë realitetet jashtë nesh, por ato që janë brenda nesh. Pasuria apo varfëria e një personi (e një familjeje, e një qyteti…) nuk matet nga ana e jashtme, por nga brendësia e saj, nga aftësia që ka ajo për të qëndruar në qetësi, për të menduar, për t’u lutur dhe për të medituar mbi Fjalën e Zotit… Në muajin që sapo mbaroi, nëpërmjet shenjës së altarit të  lidhur me zinxhira dhe nëpërmjet formimeve të ndryshme, jemi sensibilizur mbi të mësojmë të falim. Nëse dëshirojmë të rritemi si qytetarë dhe si besimtarë, duhet ta kalojmë mentalitetin e hakmarrjes dhe të mësojmë ta japim dhe ta marrim faljen, e cila nuk është shenjë dobësie, por shenjë fisnikërie.
Në këtë muaj të parafundit të ecjes baritore na propozohet tema e Vlerësimit të tjetrit. Për çfarë bëhet fjalë? Me pak fjalë: dëshirojmë ta marrim përzemër dhe të flasim mirë për tjetrin! Përse? Cila është situata që jetojmë ne? Fatmirësisht kemi një traditë të bukur dhe të shëndetshme, ndaj me shumë lehtësi mund të bëjmë komplimente, të lavdërojmë duart, këmbët ose gojën e një personi që thotë dhe bën gjëra të mira! Për fat të keq, kjo sjellje e bukur ndalet vetëm tek fjalët. Në fakt e kemi të vështirë të marrim në konsideratë dhe të pranojmë personat e tjerë që janë më të mirë apo më superior se ne. Për këtë arsye e kemi të vështirë ta marrim për zemër një situatë që nuk na prek në mënyrë të drejtpërdrejtë ose ku nuk ka interest ë menjëhershëm për ne. Cili është vullneti i Zotit? Me Ringjalljen, Jezusi rivendos paqen dhe besimin me dishepujt e tij, duke i dhënë atyre gëzimin për të bashkëpunuar dhe për t’i shpallur botës se Jeta fitoi mbi vdekjen! Konkretisht çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar? Duhet të mësojmë të mos i vlerësojmë të tjerët në mënyrë sipërfaqësore, të kufizuar ndaj komplimenteve për fjalët e bukura ose për një vizitë apo për një vepër të mirë! Duhet të fillojmë t’i vlerësojmë të tjerët në mënyrë më të qetë, më gjerësisht, duhet të kemi besim tek tjetri edhe atëherë kur nuk i përket grupit tënd shoqëror, familjes, lagjes, partisë politike, besimit… ose edhe kur gabon! Përse duhet të kemi këtë lloj sjelljeje? Realiteti flet vetë: kur një person nuk vlerësohet mirë apo nuk vlerësohet plotësisht, atëherë vdes! Ndoshta duket e tepruar, por është e vërtetë! Mungesa e vlerësimit çon drejt vdekjes. Është e qartë se ekzistojnë nivele të ndryshme vlerësimi dhe si rrjedhojë nivele të ndryshme vdekjeje! Ekzistojnë persona që për mungesë të vlerësimit nga ana e prindërve apo e miqve, kanë vdekur brendësisht. Gjithashtu ekzistojnë edhe persona, që për mungesë të vlerësimit, vetvriten apo drogohen! Vetëm një shembull i fortë mund të tregojë se sa e rëndësishme është kjo temë. Në fenomenin ku burri (bashkëshorti) e rreh gruan (bashkëshorten), nuk është çështje nervozizmi apo alkooli, por është një vlerësim i ulët i vetes. Këta burra sillen në këtë mënyrë sepse u mungon vlerësimi dhe nëpërmjet forcës, dhunës, urdhërimit, alkoolit…, kërkojnë (ose shpresojnë) të fitojnë mirënjohje para syve të dikujt (në këtë rast të bashkëshortes). Dhuna, autoriteti, detyrimi, përçmimi, diskriminimi, fyerja, racizmi… (në çdo rast) janë shenja të mungesës së vlerësimit apo pamjaftueshmëri, për këtë arsye duhet rifituar!
Këtë gjë, Jezusi e dinte shumë mirë. Provo të lexosh Ungjillin e Markut kap 9, nga rreshti 38 – 40, ose provo të lexosh nga Besëlidhja e Re, Letra drejtuar Romakëve kap 12, 9 – 21.

Në muajin Prill, do të na ndihmojë:

  1. Motosa: TË VLERËSOJ: JETO!
  2. Gjesti: Vezë e ngjyrosur me moton e muajit
  3. Celebrimi i Javës së Shenjtë, celebrimi i Pashkës dhe i Pagëzimeve.
  4. Mesazhi i Papës për Ditën e 22 të Botërore të Rinisë (1 prill)
  5. Dita 44 të  Botërore e lutjes për thirrjet (29 prill)

Takime për muajin PRILL 2007

Kisha “Shën Piu XÇdo ditë: Mëngjesorja në orën 6,30.
                                   Çdo ditë. Mesha e Shenjtë në orën 6, 45
                                   Çdo të enjte. Mesha e Shenjtë në orën 18°°
                                   Çdo të dielë. Mesha e Shenjtë në orën 10°°
                                   Çdo të dielë Lutja e Mbrëmësores në orën 17°°

Kisha Shën Pjetri”. Çdo të hënë. Rruzarja e Shenjtë në orën 15°°.

 

1 prill: e Diela e Palmave Ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X”
4 prill, e mërkurë: Mesha e Shenjtë Krizmale Mollas.
5 prill, e Enjtja e Shenjtë:     Ora 07°° Leximet dhe Mëngjesorja
Ora 18°° Mesha e Shenjtë Coena Domini
Ora 21°° Adhurim
6 prill, e Premtja e Shenjtë: Ora 07°° Leximet dhe Mëngjesorja
Ora 18°° Celebrimi i Mundimit dhe adhurimi i Kryqit
7 prill, e Shtuna e Shenjtë: Ora 07°° Leximet dhe Mëngjesorja
Ora 23°° Vigjilja Pashkore
8 prill, e Diela e PASHKËS ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X”
11 prill, e mërkurë: ora 16°°, Mesha e Shenjtë pranë shkollës së Infermierisë.
14 prill, e shtunë: Formim mbi Temën Mujore “Vlerësimi i tjetrit” ora 15°° pranë Motrave të Shenjtës Xhovana Antida, Ora 15:30 pranë Motrave Domenikane, ora 16°° pranë Motrave Baziliane dhe Motrave të Nënë Terezës.
15 prill, e Diela e II e Pashkës: ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X” Në orën 17°° Lutja Mbrëmësores.
21 prill, e shtunë: ora 16°° Formim Biblik
22 prill, e Diela e III e Pashkës: ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X”, Në orën 17°° Lutja Mbrëmësores
26 prill, e enjte: Zoja e Këshillit të Mirë. Ora 18°°, Mesha e Shenjtë.
28  prill: e shtunë Ora 16°° Formim Baritor.
29 prill: e Diela IV e Pashkës Viti C: Ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X”, Në orën 17°° Lutja Mbrëmësores