Nentor 2006

NËNTOR 2006

Në muajin tetor, nëpërmjet kujtimit të Nënë Terezës, celebrimit të hapjes së Vitit Baritor me shkëmbimin e fletushkave si shenjë paqeje, nëpërmjet mesazhit të Papës Benedikti XVI me rastin e Ditës Botërore të Misionit, nëpërmjet formimit Biblik mbi daljen dhe Formimit Baritor, jemi sensibilizuar si të “shkojmë drejt tjetrit”. Kemi shprehur rëndësinë dhe vlerën që në jetë të mos presim kushedi çfarë o kushedi kë! Kemi prekur dhe eksperimentuar se, nëse dëshirojmë një ndryshim ose një rritje (të çfarëdo lloji apo niveli), duhet ta bëjmë ne hapin e parë dhe të mos rrimë duke i pritur të tjerët në mënyrë pasive!
Ky muaj i ri i nëntorit na paraqet një aspekt tjetër të “Pajtimit”: “Respektimin e tjetrit”.
Çfarë do të thotë? Do të thotë se dëshirojmë ta zbulojmë në mënyrë më të thellë dinjitetin dhe vlerën e çdo njeriu.
Përse? Normalisht kemi respekt për tjetrin (e respektojmë), vetëm se në të shumtën e rasteve ky respekt është formal, është një respekt i detyrueshëm ndaj rregullave shoqërore që ekzistojnë. Bëjmë një shembull: Në të vërtetë cili është mendimi që kam unë për gratë, për njerëzit, për fëmijët, për njerëzit me ngjyrë, për të huajt, për politikanët, për policinë, për më të vjetrit, për myslimanët, për të rinjtë … Pra, le të provoj të shikoj me të vërtetë brenda meje dhe në mendjen time për të kuptuar se çfarë ideje kam unë për këto njerëz dhe si i konsideroj. shembull: si sillem nëse takoj një person me uniformë polici? Po nëse e takoj pa uniformë? Pra: me të vërtetë unë respektoj uniformën apo personin? Çfarë respektoj: një lidhje, një marrëdhënie, një situatë, një avantazh, një rregull shoqëror... apo personin si të tillë?
Përse bëjmë zgjedhjen e sensibilizimit e “respektimit të tjetrit”? Arsyeja është sepse kështu na mëson Jezusi, dhe ne, dishepujt e Tij dëshirojmë t’i përngjasojmë. Në fakt Jezusi, duke jetuar kulturën e popullit dhe të kohës së Tij, na ka mësuar se respekti dhe dinjiteti i tjetrit nuk është i përcaktuar nga fakti i të qënurit izraelit apo i huaj, hebre apo grek, i gjallë apo i vdekur, i vogël apo i madh, fëmijë apo i rritur, i ri apo i vjetër, grua apo burrë, prift apo laik, mëkatar ose i drejtë, i pasur ose i varfër... por nga të qënurit të gjithë bij të një Ati të vetëm. Kujtoni mrekullit e Jezusit: Ai kurrë nuk ka bërë preferenca apo ... ka shëruar të pasur e të varfër, hebrenj dhe të huaj, gra dhe burra, të rritur dhe fëmijë, të drejtë e mëkatarë... Kujtoni edhe marrëdhëniet e tij: nuk ka patur kurrë preferenca apo përjashtime, por gjithmonë ka gjetur mënyrën e përshtatshme për të krijuar marrëdhënie me të tjerët, me të gjithë! Me fjalë të tjera: Jezusi me jetën e tij (vepra dhe fjalë) ka patur gjithmonë respekt për të gjithë!
... Atëherë: çfarë ndryshimi jete duhet të bëjmë? Jemi të thirrur të zbulojmë dinjitetin dhe vlerën e çdo personi, të respektojmë kulturën, kushtet apo ngjarjet e jetës. Dhe këtë duhet ta bëjmë si me jetën ashtu dhe me vdekjen. Dinjiteti i njeriut ekziston gjithmonë, si me të gjallët ashtu edhe me të vdekurit.
Konkretisht, këtë muaj çfarë na ndihmon për t’u sinsebilizuar ndaj “Respektit për tjetrin”?
Kujtojmë gjithë Shenjtërit. Në këtë rast (më 1 nëntor) do të celebrojmë Meshën e Shenjtë, pikërisht duke celebruar faktin se të gjithë jemi të thirrur të jemi shenjtër: të gjithë kemi të njëjtin dinjitet.
Kujtojmë gjithë të vdekurit. Do të takohemi të gjithë në varrezat e Elbasanit dhe duke celebruar Meshën e Shenjtë në kujtim të të gjithë të vdekurve, do të kelmojmë gjithë varret. Është një shenjë simbolike që na tregon respektin për të gjithë të vdekurit, të çfarëdo përkatësie shoqërore, ekonomike, besimi ...
Formimin Biblik. Do të do të meditojmë më thellësisht mbi një temë që na bashkon të gjithëve: vdekja. Do të shqyrtojmë disa aspekte dhe pyetje: çfarë është vdekja për Biblën? Çfarë ka mbrapa vdekjes? Çfarë është Parajsa dhe Vdekja? Janë vende? A ekziston rimishërimi? A ekziston jeta e pasosur?
Slogani i këtij muaji është: “Të ndryshëm por me dinjitet të njëjtë”

TAKIMET E MUJIT NËNTOR 2006

Kisha “Shën Piu X”. Cdo ditë: Lavdet e Mëngjesit në orën 6,30.
                                   Cdo ditë: Mesha e Shenjtë në orën 6,45.
                                   Cdo të Enjte: Mesha e Shenjtë në orën 18,00.
                                   Cdo të Dielë: Mesha e Shenjtë në orën 10,00.

Kisha “ Shën Pjetri”. Cdo të hënë: Rruzarja e Shenjtë në orën 15,00.

1 nëntor, e mërkurë. Festa e të “Gjithë Shenjtërve”, Mesha e Shenjtë në orën 16,00 pranë Kishës “Shën Piu X”.

2 nëntor, e enjte. Përkujtim i “të gjithë të vdekurve”, Mesha e Shenjtë në orën 15,00 pranë varrezave të qytetit të Elbasanit.

4 nëntor, e shtunë. Formim mbi temën mujore “ Respektimi i Tjetrit” në orën 16,00 pranë motrave Domenikane, Shkollës së Infermierisë, Motrave të Nënë Terezës.

5 nëntor, e Dielë. Kisha “Shën Piu X”: Formimi i lexuesve, në orën 11 ( pas Meshës së Shenjtë).

18 nëntor, e shtunë. Kisha “Shën Piu X”: Formim Biblik, në orën 16,00.

25 nëntor, e shtunë. Kisha “Shën Piu X”: Formim Baritor, në orën 16,00.

** Cdo të dielë: Formim për Katekumenët. Kisha “Shën Piu X”, në orën 11 ( pas Meshës së Shenjtë)

* E Dielë 26 nëntor, me solemnitetin e “Krishti mbreti i Universit” përfundon Viti Liturgjik.

...“Cdo ditë duam dhe praktikojmë lutjen personale dhe secrete, lutjen që vetëm Ati qiellor e sheh, ku jemi vetëm me të, dhe askush nuk e di që lutemi:  takimi vetëm me të, secret I këndshëm, ku ne mësojmë zemrën tone në liri, larg nga vështrimet e të tjerëve dhe nën këmbët e Atit”.

I Lumi, Frere Charles de Foucauldt.