Mars 2007

MARS 2007

Të dashur vëllezër e motra të bashkësisë katolike të Elbasanit, po i afrohemi gjithmonë e më tepër fundit të ecjes sonë baritore. Shkurtimisht  po ju kujtoj ecjen që kemi bërë deri këtu. Në muajin tetor kemi hapur Vitin Baritor me celebrimin e Meshës së Shenjtë, gjatë të cilës kemi marrë një mesazh mbi pajtimin; figura e Nënë Terezës na ka sensibilizuar mbi faktin që të “shkojmë drejt tjetrit” duke e bërë ne hapin e parë! Në muajin nëntor, në mënyrë të veçantë, me celebrimin e shenjtërve dhe përkujtimin e besimtarëve të vdekur, kemi rizbuluar ndjenjën e thellë të “respektit për të tjerët”: edhe pse jemi të ndryshëm, kemi të njëjtin dinjitet qofshim gjallë apo vdekur. Në muajin dhjetor, nëpërmjet atmosferës së Krishtlindjes, kemi kuptuar “mikpritjen e të ndryshmes”: realitetet ose personat që janë ndryshe nga ne nuk janë një problem, por një pasuri dhe një mundësi rritjeje. Në muajin janar, në mënyrë të veçantë nëpërmjet javës së Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, jemi sensibilizuar mbi vlerën se t’i përkasësh breznive apo grupeve të ndryshme, s’do të thotë të jetosh në konflikt me të tjerët. Në muajin shkurt, nëpërmjet:

  1. Përkujtimit të 10 vjetorit të shugurimit të Kishës sonë, motoja “ Kthehu në vetvete… je Kishë” dhe formimit të ofruar nga don Dorian Mjeshtri;
  2. Celebrimit të Ditës Botërore për Jetën dhe Mesazhi i Papës për këtë ditë;
  3. Fillimi i Kreshmes me të Mërkurën e Përhimë dhe me Udhën e Kryqit

Jemi sensibilizuar për “pajtimin me vetveten”. Me fjalë të tjera: ato që e kushtëzojnë jetën dhe shoqërinë nuk janë realitete jashtë nesh, por brenda nesh. Nëse Elbasani ( nëse bota mbarë ) shkon keq, është edhe faji ynë! Nëse ne dëshirojmë që familja jonë, bashkësia jonë katolike, qyteti dhe kombi ynë të shkojnë mirë, duhet të fillojmë ne të parët që ta përmirësojmë botën tonë të brendshme. Pasuria ose varfëria e një personi ( e një familjeje, një qyteti… ) nuk matet me anën e jashtme, por me brendësinë e personit, nga aftësia që ka ai për të qëndruar në heshtje, për të medituar, për t’u lutur, për të qëndruar me Fjalën e Zotit…
            Në këtë muaj, kemi mundësinë të bëjmë një hap me të vërtetë prej të krishteri: TË MËSOJMË TË FALIM. Është një gjest heroik që kërkon dhe një mentalitet heroik! Të falësh nuk është diçka që shpiket! Të falësh do të thotë të kalosh mentalitetin “sy për sy… dhëmb për dhëmb”.
            Sigurisht që për të bërë një hap të këtij lloji, është e nevojshme të njohim se kush jemi, në cilën situatë gjendemi, cila është pikënisja jonë, cili është realiteti ynë! Për fat të keq përgjatë historisë sonë kemi provuar shumë eksperienca të dhimbshme. Pikërisht për shkak të këtyre vuajtjeve dhe poshtërimeve, në mënyrë të natyrshme na vjen falja, si një shenjë dobësie dhe inferioriteti. E dimë shumë mirë se hakmarrja i përket pikërisht realitetit ku jetojmë, mungon dialogu, demokracia, barazia, respekti, e drejta. Në çdo realitet ( familje, fis, lagje, qytet… ) ku mungon barazia, dialogu, respekti, e drejta, demokracia… lind hakmarrja, si mjeti i vetëm me të cilin mund të fitojmë frytet dhe të drejtat tona. Kur qenia njerëzore e përdor hakmarrjen si mjet “komunikimi” atëherë kjo është një shenjë e dukshme se gjendemi në një situatë shumë të ulët njerëzore dhe sociale: jemi kthyer mbrapsht!!! Hakmarrja nuk bëhet vetëm me anë të gjakut. Çdo formë e dhunshme dhe e papërshtatshme “dialogu” është hakmarrje.
            Përse vendosim të bëjmë një hap të tillë, meqenëse të falësh e konsiderojmë si një akt dobësie dhe mungese drejtësie? Arsyeja është e thjeshtë. Sepse vetë Zoti ka falur! Në këtë pikë të gjitha llogaritë kthehen. Kemi vënë re se hakmarrja është tipike për njerëzit apo për shoqërinë që kanë një nivel të shumë të ulët sociale dhe njerëzore; ndërsa për personat me nivel të lartë social e njerëzor falja është tipike. Pra, Falja është e Zotit! Shembullin konkret na e ka dhënë vetë Jezusi, Biri i Zotit. Jezusi ka falur gjithmonë, që kur ishte në kryq. Nëse kujtojmë Ungjillin, mund të themi se Jezusi, me veprat dhe fjalët e Tij, i ka edukuar të gjithë ata persona që e rrethonin, i ka edukuar që gradualisht të mund të kalojnë nga mentaliteti i eksperiencës “sy për sy… dhëmb për dhëmb” në një falje të lirë dhe të plotë. Ky është edhe vullneti i Zotit: të kalosh mentalitetin njerëzor e kulturor prej nga vimë, për të eksperimentuar gëzimin e dhënies dhe të marrjes së faljes.
            Përsa i përket kësaj mund të na ndihmojnë disa pjesë të marra nga Bibla:
Mk 2, 1 – 12; Lk 6, 27 – 35; 9, 51 – 56; 11, 2 – 4; 23, 33 – 34.

Gjatë muaji Mars për të shkuar drejt FALJES do të na ndihmojnë

  1. Motoja: FAL E LIRO
  2. Celebrimi i Udhës së Kryqit çdo të premte
  3. Formimi mbi temën mujore, formimi biblik dhe formimi baritor.
  4. Tërheqja Shpirtërore për bashkësinë e krishterë
  5. Celebrimi i Sakramentit të Pajtimit si bashkësi
  6. Dita e 15të  Botërore e Lutjes për Misionarët e Martirët ( e shtunë 24 mars )
  7. Dorëzimi i Lutjes “Besoj” dhe “Ati ynë” Katekumenëve.

TAKIME TË MUAJIT MARS 2007

Kisha “Shën Piu XÇdo ditë: Mëngjesorja në orën 6,30.
                                   Çdo ditë. Mesha e Shenjtë në orën 6, 45
                                   Çdo të enjte. Mesha e Shenjtë në orën 18°°
                                   Çdo të dielë. Mesha e Shenjtë në orën 10°°
                                   Çdo të dielë Lutja e Mbrëmësores në orën 17°°
                                  

Kisha Shën Pjetri”. Çdo të hënë. Rruzarja e Shenjtë në orën 15°°.

2 mars, e premte: ora 16,30 Udha Kryqit udhëhequr nga familjet dhe nga Legjioni Marisë.
3 mars, shtunë: Formim mbi temën mujore: “Të mësojmë të falim”. Pranë Motrave të Shenjtës Xhovana Antida ( Ora 15°° ); Domenikane ( ora 15:30 ); Baziliane ( ora 16°° ); Nënë Terezës ( ora 16°° ).
4 mars, e Diela e II e Kreshmes gjatë Vitit C. Ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X “. Në orën 17°° Mbrëmësorja.
9 mars, e premte: ora 16:30, Udha Kryqit udhëhequr nga mësueset e shkollës “Imelda Lambertini”
10 marst, e shtunë, ora 16°°. Formim Biblik pranë Kishës “Shën Piu X”.
11 mars, e Diela e III e Kreshmes Viti C: ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X” dhe dorëzimi i simbolit të besimit, lutja “Besoj” Katekumenëve. Në orën 17°° Lutja Mbrëmësores.
16 mars, e premte: ora 16:30, Udha Kryqit udhëhequr nga studentët e shkollës “Elena Gjika”.
17 mars, e shtunë: ora 16°°, Formim Baritor pranë Kishës “Shën Piu X”.
18 mars, e Diela e IV e Kreshmes Viti C: ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X” dhe dorëzimi i lutjes “Ati ynë” Katekumenëve. Në orën 17°° Lutja Mbrëmësores.
23 mars, e premte: ora 16:30, Udha Kryqit udhëhequr nga rregulltarët e rregulltaret e bashkësisë sonë të krishterë.
24 mars, e shtunë: ora 16°°, Tërheqje Shpirtërore pranë Kishës “Shën Piu X”.
25 mars, e Diela e V e Kreshmes Viti C: ora 10°° Mesha e Shenjtë në Kishën “Shën Piu X”. Në orën 17°° Lutja Mbrëmësores. ( Ndërrimi i orës, një orë para! )
30 mars, e premte: ora 16:30, Udha Kryqit
31 mars, e shtunë: ora 16°°, Celebrimi i Sakramentit të Pajtimit për të gjithë Bashkësinë e Krishterë, pranë Kishës “Shën Piu X”.

** Çdo të dielë: Formim për Katekumenët. Kisha “Shën Piu X” ora 11°° ( Pas Meshës së Shenjtë.